Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset një person pas të shtënave në Lipjan

Gazeta10
11 June 2026 - 23:13

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Lipjan.

Sipas informatave të policisë, ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe autoritetet.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan”, ka thënë , zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur”.

“Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”./kk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.