Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Plagosja e rëndë në Prishtinë, krejt çka dihet deri më tani

Gazeta10
12 January 2024 - 8:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kafenenë ‘Pasarela’ të lagjes Dardania në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Viktima i cili mbetur i plagosur në lagjen ‘Dardania’ është Veton Gashi i njohur me nofkën ‘Canki’, raporton Gazeta10.

I riu u qëllua dy herë nga të dyshuarit ndërsa nga Policia e Kosovës kanë treguar se hetimet kanë nisur menjëherë.

Veton Gashi  (Canki) është i njohur për policinë si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Nga policia kanë thënë se ‘Canki’ është plagosur dy herë në këmbë dhe në kofshë, ndërsa nga emergjenca kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Policisë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër personave, ku një prej tyre është plagosur.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregulltë, derisa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në arrati. “Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.01.2024 – 20:17. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.