Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Plasin të qeshurat, Gashi-Zeqirit: Albini e kish njet autostradë përmbi autostradë me maru

Gazeta10
02 February 2025 - 21:54

Një debat është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë Blerim Gashit dhe Sadik Zeqirit lidhur me qeverisjen Kurti.

Zeqiri ka kritikuar qeverinë aktuale për keqqeverisje, teksa ka thënë se edhe në infrastukturë nuk kanë investuar.

Ai ka thënë se autostrada është bërë nga qeverisjet e kaluara.

“Ata të tjerët e kanë bo autostradën. Çka kanë ba këta?”, ka thënë Zeqiri.

Por ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Gashi, i cili ka shkaktuar edhe të qeshura.

“Për me të kënaq ty Albini e kish njet autostradë përmbi autostradë me maru”, ka thënë Gashi.

“Prej Klinës deri në Gjakovë i ban një orë”, ka thënë Zeqiri.

“Bravo që u ba. Po ky s’mun maron autostradë përmbi autostradë. Qashtu me ia fut 70 milionë shpronësimet a?”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.