Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Platoja mbi kurriz në Dardani pret që sa vite për ndërtim

Gazeta10
22 March 2023 - 8:35

Në emisionin “Mëngjesin me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se platoja mbi kurriz në Dardani që disa vite nuk është rregulluar.

Kësaj platoje po i mungojnë pllakat dhe ndriçimi publik, raporton Gazeta10.

E mungesa e ndriçimit publik po ju shkakton probleme qytetarëve gjatë natës.

“Pas reshjeve të shiut këtu krijohen puseta dhe qëndrojnë me disa ditë këtu nga këto tregohet për punën jo të mirë që e kanë bërë, e sa i përket ndriçimit publik kjo pjesë është e ndriçuar por jo sa duhet, do ti shtohej imazhi dhe bukuria këtij vendi nëse ndriçimi do të ishte në nivel”, tha banori.

Përveq këtyre problemeve me këtë plato ai gjithashtu shton se nivelizimi në këtë vend nuk është bërë si duhej./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=LC-VJC2eGrU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.