Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Po ju vjen turp me përmend urën e Saradranit”, Hyseni: Qeveri pa asnjë sukses!

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 21:06

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Sipas Hysenit, Qeveria Kurti ka dhënë shembuj të këqij të menaxhimit të fuqisë politike.

“Me një Qeveri që po përmbyll mandatin katërvjeçar me 51% të votave që realisht që ia mundëson të vendimmarrjes, mendoj që është momentum i jashtëzakonshëm politik dhe fatkeqësisht përveç që nuk është shfrytëzu për mirë, shpesh ka dhënë edhe shembuj të këqij të menaxhimit të fuqisë politike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo qeverisje nuk ka pasur as edhe një projekt kapital.

“Një Qeveri me 12 miliardë euro për katër vjet, ministri i Financave nuk është në gjendje me numëru asnjë sukses se ndoshta i ka ardh turp me përmend urën e Saradranit”, ka thënë Hyseni. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.