Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po kërkohej nga INTERPOL, arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Prishtinë

Gazeta10
10 July 2024 - 9:30

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut të martën, i cili po kërkohej nga INTERPOL.

Në raportin ditor të PK’së, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë /  09.07.2024 – NN.  Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet se për çfarë vepre penale ishte i dyshuar personi në fjalë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.