Njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, sot në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara, njofton policia.
“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.