
Lajmi u bë i ditur nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Policia është njoftuar se në bodrumin e një banese në rrugën ‘UÇK’ në Pejë ndodhej një person i shtrirë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë. Aty, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.
Rugova theksoi se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, theksoi ai./KK