Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Po më dhimen ata njerëz”- Myftiu Tërnava komenton “Lëvizjen për braktisjen e fesë islame”

Gazeta10
25 October 2023 - 10:31

Që disa ditë në opinionin publik është duke u diskutuar një lëvizje e re, e cila për synim ka “braktisjen e fesë islame”.

Në lidhje me këtë temë, ka folur edhe myftiu Naim Tërnava. Në një intervistë të publikuar në faqen e BIK-ut, Tërnava deklaron se i dhimbsen njerëzit e kësaj lëvizje, që e mbajtën një takim në Deçan.

“Mua ata njerëz po më dhimen, ata thjesht janë një mbetje e ish-sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë. Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla” – deklaroi myftiu Tërnava.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.