Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Po tregon frikë dhe arrogancë”, Çollaku për Kurtin: Pse ka nevojë me i dhanë aq zor?

Gazeta10
14 January 2025 - 21:20

Analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar gjuhën e ashpër të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit kundrejt opozitës përgjatë fushatës zgjedhore.

Çollaku ka thënë se Kurti po përdor një gjuhë të ashpër, ngaqë më herët e ka parashikuar ndryshe fushatën zgjedhore dhe e tashmë opozita është aktivizuar shumë.

“Nuk e kuptoj pse Kurti ka nevojë me i dhanë kaq shumë zor nëse është mirë në sondazhe. Ky ka mendu që nuk  merret hiq me opozitën, por terreni me gjasë ka ndryshu”, ka thënë Çollaku.

Tutje, Çollaku ka thënë se Kurti po tregon arrogancë dhe frikë me gjuhën e tij të ashpër. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.