Gazeta10

“Po xhirojnë filma duke arrestuar njerëz” – Avokati i Nagip Krasniqit: Shkelja se arsyeton ndjekjen penale

Virtyt Ibrahimaga avokat i ish-drejtori të KEK-ut, Nagip Krasniqi që u arrestua ditë më parë, e ka quajtur të pabazuar akuzën për të cilën dyshohet klienti i tij.

Ibrahimaga në Prime Time në Kanal10 tha se si avokat mbrojtës i Krasniqit, nuk i është prezantuar asnjë dokument që siç thotë ai që të arsyetohet vepra penale.

Kjo pasi sipas tij, shkeljet për të cilat pretendohet që Krasniqi i ka kryer përmes Prokurimit Publik, nuk e arsyetojnë ndjekjen penale, shkruan Gazeta10.

“Unë s’kam asnjë dokument që dikush mundet me besu që është kryer një vepër penale. Kjo është vetëm një parafrazim i disa shkeljeve, por as shkeljet s’janë dokumentu. Shkelja nuk e arsyeton ndjekjen penale. Pra, duhet me tregu se kush ka përfitu prej asaj. Nëse unë e kam shkel një procedurë unë me hy në burg nëse dikush ka përfituar prej asaj në mënyrë joligjore. Kjo është vepra penale, e jo kjo.”, tha Ibrahimaga në Prime Time.

Ai ka theksuar tutje se klientit të tij, Krasniqit me këto veprime të Porkurorisë i janë shkelur edhe të drejtat e njeriut, që janë të garantuara me Kushtetutën e vendit.

“Këto sene s’janë për herë të parë. Ne jemi dëshmitarë të kohës që në mënyrë spektakulare shkojnë arrestohen njerëz e në fund dalin të pafajshëm. Nuk e di kujt i konvenon kjo. Por, në këtë rast në mënyrë drastike i janë shkelur të drejtat Nagip Krasniqit. Dinjiteti i njeriut është kriter kushtetues. S’mundesh ti me shku me xhiru filma me arrestu njerëz. Përderisa unë nuk shoh asnjë dëshmi që dëshmon bazueshmërinë për vepër penale, qysh me quajt këtë?”, deklaroi Ibrahimaga në Prime Time./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut