Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Podujevë, Bulliqi presim që mësimi të fillojë (VIDEO)

Gazeta10
05 Shtator 2022 - 8:54

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se pret që mësimi të fillojë, raporton Gazeta10.

Bulliqi ka thënë se dje kanë mbajtur një takim me sindikatën, drejtorët e shkollave dhe këshillin e prindërve për këtë temë.

“Dje ishte një takim i përbashkët me drejtorët e shkollave bashkë me sindikatën dhe me këshillin e prindërve ku u diskutuar gjërë e gjatë se si të gjindet rruga dhe mënyra për të filluar procesin e normalizimit të mësimit në shkollat tona dhe sot po presim që ky proces të fillojë gradualisht të normalizohet”, ka thënë Bulliqi.

Tutje, Bulliqi ka thënë se pakoja e fundit financiare e qeverisë që përfshinë edhe grevistët do ta zbus sadopak situatën financiare.

“Vendimi i fundit i qeverisë me pakon financiare, e cila pako financiare do të përfshijë edhe punëtorët arsimor por edhe të tjerët, shërbyesit civil, besoj që sadopak do ta zbut gjendjen financiare aktuale e cila është duke mbretëruar”, ka thënë ai.  / Gazeta10

https://youtu.be/H-Ba6h2dQpk?t=4138

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.