Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia identifikon dy të dyshuar për incidentin e rëndë  në “Bon Vivant” 

Gazeta10
05 August 2023 - 1:03

Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga fragmente qelqi, në gjuajtjet me armë që ndodhën të premten në mbrëmje në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas njoftimit, Policia po vijon punën për veprime të tjera operativo-hetimore.

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.