Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia apelon shoferët: Përdorni dritat, mjegulla po krijon rrezik në rrugë

Gazeta10
09 December 2025 - 18:14

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke theksuar se mjegulla mund të paraqesë rrezik të madh për sigurinë në rrugë.

Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.

Policia apelon që të gjithë shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë këto udhëzime për të siguruar një udhëtim sa më të sigurt në kushte të pamjaftueshme shikueshmërie.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.