Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia bllokon “Rrugën B”, dyshohet për bombë në një makinë (FOTO)

Gazeta10
17 February 2024 - 20:49

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën te “Rruga B”, raporton Gazeta10.

Ky bllokim i rrugës ka ardhur si pasojë e dyshimit për bombë te një makinë.

Kjo makinë është e tipit Audi me ngjyrë të zezë të cilën mund ta shihni më poshtë.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën ‘B’ në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.