Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia deklarohet për grabitjen e “RIA-s”, të dyshuarit në arrati

Gazeta10
17 January 2025 - 16:06

Sipas informacioneve të para dy persona të dyshimtë nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se deri më tani nuk ka të arrestuar.

“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se dy persona të dyshimtë nën kërcënimin të armës kanë grabitur një shumë parash”, deklaroi Ahmeti.

Ajo theksoi se policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshimtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.