Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia deklarohet për mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK: S’paraqesin rrezik, janë materiale shkollore

Gazeta10
16 January 2024 - 17:21

Gjatë ditës së sotme u raportua se janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese në Klinikën e Patologjisë në QKUK.

Ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese kanë përfunduar “pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara” në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se mjetet nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore.

Borovci tha se ekipet e Policisë tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqeain rrezik pasi që janë materiale shkollore”, tha ai.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.