
Policia e Kosovës ka demantuar pretendimet e një qytetari serb se një veturë e ka goditur atë dhe e ka lënduar.
Sipas njoftimit të tyre, përkundër urdhrit policorë që të mospengohet qarkullimi i veturave, protestuesit kanë vazhduar me bllokimin e automjeteve duke shpërfillur urdhrat policor.
“Dje, rreth orës 14:00, në Graçanicë, është zhvilluar një protestë paparalajmëruar, me ç’ rast disa nga pjesëmarrësit kanë shfaqur sjellje dhe veprime agresive e të dhunshme ndaj pjesëmarrësve në trafik, si dhe shpërfillje të urdhrave policor. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se sjelljet dhe veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre përkohësisht kanë bllokuar disa vetura që atë moment kanë qenë duke qarkulluar në atë segment rrugor. Ndërkohë që policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit që veturat e bllokuara të lirohen për të lëvizur, një person, pjesëmarrës në protestë, ka pretenduar se është lënduar nga një veturë në lëvizje dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.’’, thuhet në njoftim.
Por, policia ka thënë se i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, duke e ogditur veturën në fjalë e ka vetëlënduar këmbën e tij.’
‘’Hetimi i deritanishëm i kryer nga ana e policisë, ndërlidhur me rrethanat e ngjarjes ka nxjerrë në pah faktin se ankuesi nuk është prekur nga vetura në lëvizje por i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, me qëllim për ta goditur veturën në fjalë ka vetëlënduar këmbën e tij.’’, thuhet në njoftim./Gazeta10