
Një 21 vjeçar të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë, ka thënë Zahiti.
“Të dielën rreth orës 16:50 është raportuar se është gjetur pa shenja në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica H. B. 21 vjeçar”, tha Zaiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Gazeta10