
Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me një postim në Facebook tregoi se për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
“Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, tha ministri.
Liqeni i Ujmanit është artificial dhe shtrihet në veriperëndim të Kosovës, ndërsa një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë./Gazeta10.