Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e shpall në kërkim të arratisurin Isak Sveqla

Gazeta10
05 December 2022 - 16:40

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të arratisurit, Isak Sveqla.

Ata kanë bërë të ditur se i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

“Policia e Kosovës ,Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Novoberde,bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkpunim me qytetaret dhe me mediat”.

“Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Image

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.