Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e Shqipërisë publikon pamjet e aksionit në kampin e muxhahedinëve (Video)

Gazeta10
20 June 2023 - 19:42

Policia e Shqipërisë tetit ka publikuar aksionin e sotëm në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Në pamje përmes dronëve, shihen anëtarë të MEK, të cilët tentojnë të djegin disa dokumente brenda kampit gjatë kohës kur ka ndërhyrë policia.

Ministria e Brendshme hodhi poshtë pretendimet e anëtarëve të MEK, të cilët thanë se ka pasur një person të vdekur, si pasojë e veprimeve të policisë.

“Ne po presim ekspertizën mjekoligjore, ka pamje, nuk është prekur qoftë dhe një anëtar i MEK në Manëz. Edhe një person nuk është prekur me dorë. Do presim ekspertizën mjeko-ligjore për të dalë në konkluzione, por unë jam i bindur se kemi pasur kujdesin e duhur, që mos të krijojmë incidente brenda  kampit”, tha Çuçi.

Për të parë videon klikon këtu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.