
Policia e Kosovës ka gjetur 6 predha në Mitrovicë, raporton Gazeta10.
Në njoftim bëhet e ditur se një akues mashkull e ka bërë këtë raportim.
KFOR-i ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e tyre në mënyrë të sigurtë.
Këtu keni raportin e plotë:
“GJETJE E MJETEVE TË DYSHIMTA|Mitrovicë 09.01.2023 – 15:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa mjete të dyshimta. Njësia për deminim e KFOR-it ka ndal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen në mënyrë të sigurtë të 6 (gjashtë) predhave”, thuhet në raport. / Gazeta10