Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, policia jep detaje.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar së është djegur vetura e nënkrytarës
së komunës së Leposaviqit.
Lidhur me këtë rast sot gjatë ditës Policia e Kosovës për rajonin e
Mitrovicës së Veriut ka dhënë detaje.
Sipas raportit thuhet se është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore
pronë e ankueses femër serbe kosovare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i
zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.