Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran

Gazeta10
24 April 2023 - 9:44

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur para pak orësh në Komoran, shkruan Gazeta10.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani, në këtë aksident  janë lënduar dy persona, përderisa  kanë qenë të përfshira tre automjete, prej tyre një kamionë dhe dy vetura.

“Prishtinë, 24 prill 2023 Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime.”, tha Kelani për Gazeta10.

Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.