Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren, katër persona mbetën të lënduar

Gazeta10
07 Janar 2025 - 9:15

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.