Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës ku vetura përplasi një motoçiklist

Gazeta10
20 September 2023 - 16:10

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, është deklaruar për aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë.

Ajo i tha Gazeta10 se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe me të po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeteti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.