Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për plagosjen e dyfishtë në Viti – ky është “arsenali” i armëve të konfiskuara

Gazeta10
09 August 2024 - 9:53

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dyfishtë në Viti që ndodhi gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.