Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia jep detaje: Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Shkabaj

Gazeta10
12 October 2022 - 10:42

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:45, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për Gazeta10 e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Tutje sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Borovci po ashtu tregoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.