Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e këtij personi të zhdukur

Gazeta10
01 February 2025 - 19:01

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Siç njofton Policia Rajonale e Ferizajt, më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar Bekim Shaban Vari, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Karakteristikat e personit të zhdukur janë si në vijim: Ngjyra e flokëve, e zezë, gjatësia 1.85 cm, pesha, 90 kg, veshmbathje, pallto me  kapelë, ngjyrë e gjelbër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.