
Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet duke vendosur në pjesën e prapme të një kamioni lëndë narkotike, raporton Gazeta10.
Policia, ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një video ku shihet i dyshuari dhe ka lutur qytetarët se kushdo që ka informacione për personin të lajmëroj ata.
“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët. I njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Organet e rendit kërkojnë nga qytetarët që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme, duke bërë të ditur se informacionet do të trajtohen si anonime.”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta10