Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Gazeta10
05 Shkurt 2025 - 11:03

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë bashkëpunimi me qytetarët për identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e një personi që kërkohet për veprën ‘‘Falsifikim i dokumenteve’’.
Nga PK-ja është kjo kërkesë është bërë me autorizime nga prokuroria kompetente.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

-Person në kërkim

Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.