Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia konfiskon dy armë në Mitrovicë

Gazeta10
08 January 2025 - 8:19

Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë.

Ne rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë.

Ndërsa në rastin e dytë tek i dyshuari në posedim pa leje është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë pushkë gjuetie.

Në njoftim të policisë bëhet e ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.