
Policia e Kosovës ka nisur sot aksionin e radhës në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, raporton Gazeta10.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani për Gazeta10, ka thënë se ky aksion lidhet me rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“ Ka nisur një aksionin në veri ,po zhvillohet në të katër komunat që lidhet me rastin në Banjskë nuk ka të arrestuar e as të dyshuar deri më tani”, ka thënë ai.
Ndryshe, Më 24 shtator tensionet u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, ku vdiq polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre terroristë serbë.
Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të, teksa përgjegjësinë e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.