Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia me bastisje në tri lokacione, arrestohet një burrë nga Shqipëria dhe një grua kosovare

Gazeta10
10 December 2024 - 9:38

Policia e Kosovës dje ka realizuar një operacion me autorizim nga prokuroria, ku janë kryer bastisje në tri lokacione.

“Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar.

“BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE, SHITJE E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Prishtinë & Obiliq / 09.12.2024 – 09:50. Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare. Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.