Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia ndalon një rast kontrabande me mallra në Zveçan

Gazeta10
06 November 2024 - 10:50

Në fshatin Junakë të Zveçanit, Policia e Kosovës identifikuar tre automjete të dyshuara që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mall.

Policia bën të ditur se dy nga to janë larguar, ndërsa një është arritur të ndalohet, mirëpo drejtuesi i saj është larguar në drejtim të pyllit.

Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore.

Me vendim të prokurorit, vetura me mall u konfiskua dhe u dërgua në terminalin doganor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.