Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Gazeta10
19 May 2024 - 11:53

Policia ka ndaluar një serb në Leposaviq pasi ka qenë i veshur me uniformë ku kishte vendosur emblema të Serbisë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë”, theksohet në njoftim.

Policia bën të ditur se tashmë uniforma është konfiskuar.

“Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.