Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në aksion, largohet billbordi me flamur të Serbisë në Lagjen ‘Kroi i Vitakut’

Gazeta10
01 February 2024 - 13:56

Policia e Kosovës sot ka larguar edhe një billbord që ishte në një kodër të veri të Mitorvicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Nga fotografitë shihet se billbord ishte flamuri i Serbisë.

Ndryshe, ditë më parë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.