Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Policia në Ferizaj gjobit një 18 vjeçar, voziti 110 km/h ku shpejtësia e kufizuar ishte 40 km/h

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 16:09

Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 18-vjeçare pasi voziti 110 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.

“Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 25.09.2024 rreth orës 10:30 në fshatin Muhovc të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.M (M/K), i moshës 18 vjeçar, i cili me veturën e tij Shkoda zhvilloi shpejtësi 110 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.”

Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 3 muajsh.

“Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.