Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Ferizaj në aksion për largimin e lëmoshë kërkuesve

Gazeta10
02 August 2023 - 9:20

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zhvilluar një aksion për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në këtë qytetet.

Policia njofton se u janë dhënë vërejtje disa personave e disa të tjerëve u është shqiptuar fletëparaqitje në stacion policor.

Policia Rajonale e Ferizajt me datën 01.08.2023 ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni policia ka ndaluar disa persona, veç disa vërejtjeve, ka shqiptuar edhe disa fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”. Në lidhje me ke këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes .  Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës edhe në komunat tjera Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit”, thuhet në njoftim.

Më tutje, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë në rast se hasin në lypsar në rrugë.

“Kërkojmë bashkëpunim me qytetarët, saherë që hasin në lypësarë të njoftojnë menjëherë policinë, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322- 406. Policia do të reagojë menjëherë dhe të dhënat e juaja do të ruhen”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.