Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen mbrëmë, publikon emrat dhe fotografitë e tyre

Gazeta10
27 March 2024 - 19:19

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, të kërkuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Policia e Kosovës thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, si kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., megjithatë personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati.

Prandaj policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar ta ndajnë me policinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.