
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, në një lidhje direkte me gazetaren e Kanal10, Arlinda Hoti, ka ndarë detaje rreth përgatitjeve për ditën e zgjedhjeve lokale.
Gashi ka bërë të ditur se janë hartuar plane dhe programe të veçanta për të siguruar një proces zgjedhor sa më të rregullt gjatë ditës së votimeve.
“Përmes urdhrit operativ të pranuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Kosovës, janë bërë të gjitha planifikimet e nevojshme. Zyrtarët policorë janë të pranishëm në qendrat e votimit dhe në afërsi të pikave përkatëse. Sipas planifikimeve, kemi staf të mjaftueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë,” tha ndër të tjera ai, raporton Gazeta10.
Për këto dhe detaje tjera, ndiqeni live transmetimin në televizionin e gazetarëve, Kanal10: