Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia njofton për një operacion në disa rajone të Kosovës, s’jepen më shumë detaje

Gazeta10
15 January 2025 - 9:21

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në disa lokacione nëpër rajonet e Kosovës.

Aksioni ka filluar që nga mëngjesi dhe po zhvillohet në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës e Mitrovicës së Jugut.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10 Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”.

Megjithatë ai nuk ka dhënë informacione shtesë rreth këtij aksioni.

“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.