
Policia e Kosovës ka njoftuar se të 4 të plagosurit në Gjilan, janë janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta10.
Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, sipas mjekut kujdestar të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga mjetet e forta.
Tre nga ta për shkak të lëndimeve që kanë pësuar janë dërguar në QKUK.
Këtu keni njoftimin:
“Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”. / Gazeta10