Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia për mjetin e dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve: Lajmërim i rremë

Gazeta10
30 June 2026 - 10:28

Informacioni për mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

PZëdhënësi i policisë Enis Pllana ka bërë të ditur se rreth orës 08:00 është pranuar një njoftim për një mjet të dyshuar shpërthyes në këtë lokacion, me ç’rast menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, përfshirë rrethimin e zonës, evakuimin e qytetarëve dhe angazhimin e njësive përkatëse.

Pas kontrolleve të detajuara nga ekipet kompetente, është konstatuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa rasti është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.