Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia për rrugën që çon për në Grykë të Rugovës: Po pastrohet, një shirit është i kalueshëm

Gazeta10
01 April 2025 - 19:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në dijeni që rruga që çon për në Grykë të Rugovës është vështirë e kalueshme.

Ai bëri të ditur se kompania përgjegjëse është duke pastruar rrugën, dhe tashmë një shirit është i kalueshëm.

“Sa i përket rrugës Pejë Rugovë ka rrëshqitje të gurëve dhe dheut, policia është në dijeni dhe ka njoftuar kompaninë që është përgjegjëse për të. Menaxheri i kompanisë ka bërë me dije se janë rrugët duke i pastruar, një shirit është i kalueshëm. Sepse ka shumë rënie të gurëve, gjatë gjithë kohës janë duke tentuar ta pastrojnë.”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./KK

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.