Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia shton kontrollet ndaj tejkalimit të shpejtësisë në rajonin e Prishtinës

Gazeta10
11 October 2026 - 15:07

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë ka nisur kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim prej 80 km në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km në orë.

Policia e Kosovës paralajmëron masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë shkelësve të rregullave në trafik dhe njëherësh u bën thirrje për respektim të kufizimeve të shpejtësisë dhe sinjalistikës rrugore. /KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.