Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia thyen derën dhe liron të miturën që dyshohet se u dhunua në një banesë në Kaçanik, arrestohet një person

Gazeta10
10 Janar 2024 - 8:53

Një e mitur dyshohet se është dhunuar në Kaçanik.

Siç njofton policia, e mitura ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Për pasojë policia ka intervenuar duke thyer derën e objektit dhe viktima është liruar.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik  09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.