Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia: Tre të plagosur në qendër të Podujevës, dërgohen në QKUK

Gazeta10
02 July 2026 - 14:35

Tre persona dyshohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në sheshin e Podujevës.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit  janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Ai tha se aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e  veprimeve  operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.