
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Fidan Ramës dhe Xhavit Drenorit lidhur me qeverisjen Kurti.
Rama ka thënë se politikat e mbrapshta të Kurtit e kanë çuar vendin në çmime të larta, përfshirë edhe në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në debat me Drenorin, Rama e ka pyetur atë për çmimin e energjisë për një muaj.
“Sa e paguan rrymën”, ka pyetur Rama.
“286 euro pse Albin Kurti ma ka hargju rrymën mu a?”, ka thënë Drenori.
“Nuk thash Albin Kurti. 286 a po? A ka ndodh me ardh ma heret në historinë e shtëpisë tane”, ka thënë Rama.
Në debat me Shalën, Rama ka thënë se populli tashmë është edhe i vjedhur edhe i varfër. /Gazeta10/